O’Connell i bashkohet fushatës “As unë”: Mos i votoni kriminelët

Aktuale

O’Connell i bashkohet fushatës “As unë”: Mos i votoni kriminelët

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:37
Ambasadori I Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell

Ambasadori I Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell i është bashkuar fushatës “As unë” për mos votimin e kandidatëve për deputetë të cilët janë të korruptuar.

O’Connell ka thënë se ai kurrë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose që ka përfshirë në listat e tyre kriminelë.

“Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë O’Connell.

Fushata “As unë” është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat