Vjosa Osmani është në listën e LDK-së

Aktuale

Vjosa Osmani është në listën e LDK-së

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:45
Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Sali Morina, tha se në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk ka paknaqësi sa i përket emrave që janë vendosur në listën për deputetë nga kjo parti.

Ai është shprehur se Vjosa Osmani figuron në listën e Lidhjes Demokratike për deputetë. Duke shtuar se të gjithë anëtarët e kësaj partie janë pajtuar dhe kanë shprehur vullnetin që Vjosa Osmani të jetë në këtë listë. Dhe ju siguroj që Vjosa Osmani është në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK-ja,ka thënë Morina.

Morina, këto i tha në emisionin “Fakt Plus”. Ai në këtë emision ka shtuar se shumica e emrave për deputet kanë ardhur nga degët e Lidhjës Demokratike dhe kryesia e kësaj partie ka zhvilluar një debat shumë konstruktiv, dhe në fund janë zgjedhur njerëzit më me kredibilitet që ka kjo parti.

Ai ka akuzuar mediat elektronike që siç u shpreh ai kanë bërë bujë të panevojshme, duke aluduar në një paknaqësi sa i përket emrave në listën e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat