Mustafa: Hoti si kryeministër ta ç’kapë shtetin nga e keqja dhe ta integrojë Kosovën në BE

Aktuale

Mustafa: Hoti si kryeministër ta ç’kapë shtetin nga e keqja dhe ta integrojë Kosovën në BE

Nga: B.S Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:03
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në takim në Kodrën e Trimave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Kodra e Trimave në kryeqytet është mobilizuar për t’i dhënë fitoren LDK-së dhe aprtnerëve të saj.

Ai ka publikuar foto në Facebook nga takimi me anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Prishtinë, duke thënë se Avdullah Hotit si kryeministër i mbetet që të integrojë Kosovën në BE, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kodra e Trimave në kryeqytet është mobilizuar për t’i dhënë fitoren e radhës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj.

Gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Prishtinë, e pash se fitorja është e sigurt dhe se Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave!/BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat