Bahtiri: Tani qytetarët kanë dy krahë, atë të akademikëve dhe krahun e luftës

Aktuale

Bahtiri: Tani qytetarët kanë dy krahë, atë të akademikëve dhe krahun e luftës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:43
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri tha të hënën në mbrëmje se e kanë pasur të vështirë ta formojnë koalicionin me LDK-në, por sipas tij tani qytetarët kanë dy krahë, “atë të akademikëve dhe biznesmenëve, si dhe krahun e luftës”.

Ai shtoi se Kosova më nuk ka nevojë më për luftë, por tani ka ardhur koha për udhëheqjen e akademikëve dhe atyre që zhvillojnë ekonominë. Madje ai shtoi se as ai as Behgjet Pacolli nuk kanë ardhur për të marrë nga Kosova, por për ti dhënë asaj. Sipas tij nuk mund ta qeverisin vendin ata që deri dje nuk kanë pasur një kaçak, ndërsa sot janë bërë milionerë.

Bahtiri theksoi se ata punojnë me duar të pastra. Kreu i Mitrovicës duke iu referuar PDK-së, tha se tani ka ardhur koha që të shkojnë në shtëpi pasi 18 vjet kanë qenë në qeverisje, ndërsa tani kanë dal t’i dëgjojnë qytetarët, të cilët si kanë dëgjuar që 18 vjet.

Kurse kryetari i degës së pestë të AKR-së në Hajvali, ku u mbajt takimi,  Islam Pacolli tha se sot është një ditë që kërkon mobilizim që AKR të dal fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërsa sekretari i AKR-së, Vesel Makolli u shpreh se pas një pune të madhe do ta përmbyllin këtë proces me fitore, më 11 qershor. Sipas tij me AKR-në zhvillimi ekonomik di të marrë përmasa të mëdha.

Makolli theksoi se Kosova s’e meriton këtë qeverisje dhe shtoi se dalja nga kjo katrahurë, është vetëm me AKR-në dhe Behgjet Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat