LDK në Gjilan prezanton kandidatët e saj për deputetë

Aktuale

LDK në Gjilan prezanton kandidatët e saj për deputetë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:54
LDK ne Gjilan

Pas takimit me kryetarët e degëve të partive të Koalicionit të Shpresës dhe Besës të Anamoravës, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka takuar pasdite Shtabin Zgjedhor, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë dhe kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Isa Agushi.

Siç njofton dega e LDK-së në Gjilan, në takim është vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, të cilit i prin Lutfi Haziri, ku u ndan detyrat e u hartuan dokumentet e shtabit: rregullorja e punës, struktura me përgjegjësitë e secilës njësi të shtabit.

“Poashtu, deri më 1 qershor, në hapjen zyrtare të fushatës, janë përcaktuar të gjitha detyrat, përfshirë grupet punuese për daljen në terren me qëllim të punës me strukturat e partisë në nivel të nëndegëve. 

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, ka thënë se Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e madhe, së bashku me partnerët e saj, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për këtë komunë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat