Policia dyshon se sulmi në arenën e Mançesterit është terrorist

Aktuale

Policia dyshon se sulmi në arenën e Mançesterit është terrorist

Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:05
Manchester

Pas një shpërthimi gjatë një koncerti të këngëtares, Ariana Grande në arenën e Mançesterit humbën jetën 19 vetë. Policia dyshon për sulm terrorist.

Arsyeja e shpërthimit rreth orës 22:30 (23:30 ora lokale) në hollin e arenës së Mançesterti nuk dihet ende saktë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë në holl, pas kësaj u zhvilluan skena dramatike.

Shumë njerëz ishin të mbuluar nga gjaku, bërtisnin, apo qanin, ndërkohë që shumë të tjerë vraponin drejt daljes. Shpërthimi në arenën e Mançesterit shkaktoi 19 viktima dhe rreth 60 të plagosur. Policia e trajton këtë rast si sulm terrorist, derisa të dalin përfundime të reja nga hetimet.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka ndërprerë fushatën zgjedhore për zgejdhjet parlamentare në Britaninë e Madhe dhe ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat