Familjarët thonë se Dush Smajli u vra gjatë rrugëtimit nëpër Siri, jo duke luftuar

Aktuale

Familjarët thonë se Dush Smajli u vra gjatë rrugëtimit nëpër Siri, jo duke luftuar

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:18
Mitrovicë

Familja Smajli nga Tunel i Parë në Mitrovicë, ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime. Dush Smajli, rreth 30 vjeç, është vrarë në Siri.

Babai i viktimës, Xhelal Smajli, nuk pranoi të flas para kamerës, duke thënë se tash nuk është koha për të folur.

Ndërkaq, vëllai i Dushit, Iliri, ka hedhur poshtë pohimet se i vëllai është vrarë në Siri, gjatë luftimeve ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik. Ai tha se Dushi është vrarë gjatë një rrugëtimi për në Siri, por nuk saktësoi rrethanat, që sipas tij kanë çuar deri në vrasjen e të vëllait.

Banorët e lagjes ku ka jetuar Dush Smajli thonë të ketë qenë punëtor.

“Ka qenë djalë shumë i sjellshëm, djalë me respekt, nuk ka qenë e keqja e askujt. Ai edhe pse e ka lëshuar mjekrën, është falur për Allahun, ka qenë njeri i sinqertë”, thotë Hysni Ahmeti.

Familja Smajli jeton në kushte të rënda ekonomike dhe për këtë flet edhe drejtoresha e Shkollës Fillore “Elena Gjika”, Syzana Hyseni, në të cilën shkollë vijojnë mësimet pjesëtarë e familjes Smajli.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë. Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat