LDK do riformatim të dialogut me Serbinë

Aktuale

LDK do riformatim të dialogut me Serbinë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 01:41
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon vazhdim të dialogut duke e riformatuar atë. E faza e dytë sipas kandidatit për deputet në radhët e listës së këtij subjekti, Bardhyl Meta, është krijimi i grupit të unitetit.

Meta në Rubikon ka thënë se çështja e dialogut duhet të fuqizohet edhe në Kuvendin e Kosovës ngase kjo nuk është bërë deri tash.

Meta iu drejtua Liburn Aliut duke i thënë se LVV po ngjall paranojë karshi serbëve të Kosovës.

Sipas Metës kjo nuk është e drejtë si ndaj serbëve ashtu edhe ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të izoluar pikërisht për shkak të këtyre rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat