Drenori godet Hajredin Kuçin: Fitilat e llamës ruaji për miqtë e tu hajna

Aktuale

Drenori godet Hajredin Kuçin: Fitilat e llamës ruaji për miqtë e tu hajna

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:22
Xhavit Drenori

Xhavit Drenori, kandidati për deputet në listën e Vetëvedosjes ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçit se ”Drenasit duhet me ia rritë fitilat e llamës”.

Drenori i ka thënë atij se edhe ‘fitilat e llamës’ janë vjedhur në këtë qytet, për çka thotë se e kishte njoftuar personalisht.

Ja reagimi i plotë i tij:

”Reagim rreth fjalimit të Hajredin Kuçit, i cili dje në Drenas kërkoj që “Drenasi duhet me ja rritë fitilat llambës”.

Hajrë,

edhe “fitilat e llambës” janë vjedhë në Drenas; nuk kemi më; e ti ishe i njoftuar personalisht nga unë që në vitin 2015.

Ju pata kërkuar takim, sepse kishim hall.

Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.

Ti (po te drejtohem me Hajrë dhe Ti meqë dikur ishim bashkë në të njëjten parti), drejtoje pikërisht këtë dikaster qeveritar.

Hallin e shumicës se qytetarëve të Drenasit se ata po vidhen në sy të shtetit, se ata janë lënë anash çdo mundësie të barabartë, si në punësim, subvencion komunal, e të mirë tjetër për të cilën paguajnë taksa në mënyrë të vazhdueshme, Ti as qe e more parasysh në kohen sa drejtoje Ministrinë e Drejtësisë.

Fort miqësisht, si bashkpartiak, pata kërkuar të të takoja dhe të pakten të qanim hallin e shumicës se qytetarëve për hajnitë që po u bëheshin në mënyre sistematike nga njerëzit që përkrahnit ju (PDK në qender), por Ty nuk tu bë vonë.

Hajrë,
qytetarët e Drenasit dalngadal po dalin në dritë dhe fitilat e territ nuk u duhen më.

Fitilat e llambes ruaji për miqtë e Tu hajna që nesër kur sistemi i drejtësisë do të funksionoj si duhet, do ju duhen, sepse ata dihet se ku e kanë vendin (nuk e di nëse atje ka dritë të mjaftueshme?!).

Për mua personalisht mbetesh zyrtari që i ke bërë më së shumti dëm ngritjes dhe forcimit të institucioneve shtetërore (me vetëdije apo i shtyrë nga Shefi/Shefat).

Prandaj fort miqësisht po të drejtohem: distancohu nga hajnitë që në sytë e Ty dhe institucioneve të drejtësisë ndodhen sa e mbajë nën përgjegjësi menagjeriale këtë dikaster, ndoshta të rrokë ndonje amnesti si bashkpunues në procese gjyqësore, përndryshe është turp të kërkosh votë në Drenas, sidomos Ti.”

Image
Image

 

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat