Anton Quni flet për vrasjet e njerëzve të LDK-së, ja pse u bënë ato

Aktuale

Anton Quni flet për vrasjet e njerëzve të LDK-së, ja pse u bënë ato

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:57
Anton Quni

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në ”Kojshia Show” foli edhe për vrasjet e njerëzve të LDK-së pas luftës. Ai tha se ato janë raste të pazbuluara që kanë një spjegim, për të cilat duhet të merren organet e drejtësisë.

Quni më tutje foli edhe për ushtarakët si Sali Çekajn, Agim Ramadanin për të cilët tha se janë vrarë në operacione ushtarake në luftë ndaj armikut, ku shtoi se çdonjeri që ngritë teori apo dyshim në lidhje me këtë gabon rëndë.

Ish deputeti i LDK-së tha se e përbashkëta e vrasjeve të Enver Malokut, Xhemajl Mustafës e të të tjerëve është se kanë qenë institucionalista dhe shumica prej tyre kanë qenë të afërt me programin politik të presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorë të tij dhe shtoi se kur është situata e tillë natyrisht që ngriten pikëpyetje që kanë qenë fokus të ndokujt. Ai tha se për këto punët i kanë organet përgjegjëse dhe se nuk duhet të krijohen hamendje pa fakte e argimente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat