Tahiri, Vuçiqit: Je i mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe

Aktuale

Tahiri, Vuçiqit: Je i mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe

Më: 30 maj 2017 Në ora: 17:11
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri

Duke reaguar në deklaratën e Vuçiqit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiq është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste.

“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që Zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra.

Kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë. Por një ditë, edhe Serbia do të detyrohet të heq sëmundjen e nacionalizmit nëse e dëshiron vërtet Evropën”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat