Thaçi: Deklarata e Vuçiqit është veç për konsum të brendshëm

Aktuale

Thaçi: Deklarata e Vuçiqit është veç për konsum të brendshëm

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 18:20
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratën për Kosovë të Aleksandër Vuçuqit – gjatë betimit të tij si president – ka thënë se ka qenë një deklaratë për konsum të brendshme, pasi vet Vuçiqi e di që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 114 shtete.

“Nuk është diçka e re që dëgjojmë nga Beogradi, por Kosova është Kosovë e Serbia është Serbi. Jemi dy vende të pavarura dhe sovrane, e edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë që Kosovë është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 114 shtet të botës. Në të njëjtën kohë, pavarësisht kësaj deklarate për konsum të brendshëm në Serbisë, të gjithë zyrtarët serbë në takime private që kemi e pranojnë që Kosova është vend i pavarur dhe punojnë që t’u lehtësohet kjo barrë që kanë në Kushtetutën e tyre. Por, Prishtina, pavarësisht këtyre deklarimeve do të vazhdojë angazhimin e vet për paqe dhe stabilitet, për fqinjësi ndërshtetërore në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojë dialogun për përmbylljen e të gjitha çështjeve që janë të hapura”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat