Sulmet në Londër, Haradinaj s’do të dorëzohemi para sulmet makabre

Aktuale

Sulmet në Londër, Haradinaj s’do të dorëzohemi para sulmet makabre

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2017 Në ora: 10:12
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit terroristë në Londër ku mbeten të vdekur 6 persona e dhjetra të lënduar.

Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla.

Postimi i plotë

Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik.

Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla. Rreshtohemi me aleatët tanë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat