Thaçi: Gjermania garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Aktuale

Thaçi: Gjermania garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

Nga: B.S Më: 4 qershor 2017 Në ora: 12:59
Thaçi gjatë takimit me presidentin gjerman

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  i cili po merr pjesë në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, gjatë një takimi me presidentin gjerman ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka komentuar takimin e tij me presidentin gjerman, duke thënë se “Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat. Sot, ajo është garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me presidentin gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, biseduam se si ky proces mund të pëshpejtohet, meqë vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën, është kërcënim për sigurinë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS/

Image
Thaçi gjatë takimit me presidentin gjerman
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat