Samiti i Bërdos, ja çka i tha Hashim Thaçi Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

Samiti i Bërdos, ja çka i tha Hashim Thaçi Aleksandër Vuçiqit

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 10:18
Presidentët e Ballkanit në Samitin e Bërdos

Samiti në Bërdo në Slloveni që i bëri bashkë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit nxorri edhe situata “tensioni” në mes fqinjëve.

Media serbe pretendon se ka arritur të kuptojë se çka kanë folur presidentët e Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.

Thaçi, sipas medias serbe, thuhet ta ketë provokuar Vuçiqin.

Debati i rreptë ndodhi prapa perdeve dhe pas ekspozesë së presidentit të Kosovës, në të cilën, ai, ndër të tjera ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për BE-në,sepse nuk e njeh Kosovën dhe se nuk mund ta marrë me mend që BE-ja ta pranojë Serbinë para Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat