Rasti i aktivistëve të VV-së dërgohet në Gjykatë të Apelit

Aktuale

Rasti i aktivistëve të VV-së dërgohet në Gjykatë të Apelit

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 16:39
Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti

Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e ndërpren masën e arrestit shtëpiak ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në listë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës: Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.

Avokati i Frashër Krasniqit Tomë Gashi ka thënë se ankesa është dërguar edhe në Gjykatën e Apelit në mënyrë që aktivistëve të VV-së t’iu mundësohet që të jenë të lirë për të marrë pjesë në fushatë zgjedhore.

  “Ankesa është dërguar në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë me kërkesë që kjo Gjykatë të ndërpres arrestin shtëpiak, sepse nuk është e drejtë që t’iu pamundësohet të propozuarve për deputet që ata të mos dalin në fushatë zgjedhore për të promovuar programin e si dhe mbështetjen e këtij programi të këtyre deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët padrejtësisht po mbahen të izoluar me një aktakuzë politike”, ka thënë Gashi.

 Ai shpreson se Gjykata e Apelit të marrë vendim të drejtë duke ia mundësuar aktivistëve të Lëvizjes të drejtën themelore për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur deputet i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat