Palushi: S’mund të ketë ligj për hetimin e SHIK’ut – do ishte persekutim

Aktuale

Palushi: S’mund të ketë ligj për hetimin e SHIK’ut – do ishte persekutim

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 21:32
Juristi/avokati, Kushtrim Palushi

Juristi/avokati, Kushtrim Palushi, i ftuar në kk përballë Dardan Molliqajt dhe Albulena Haxhiut, ka thënë se ligji për ta hetuar SHIK-un, të cilin e proklamon Lëvizja Vetëvendosje, nuk mund të bëhet, sepse kjo do të nënkuptonte persekutim.

“S’mund të bëhet hetim për hetimin e SHIK-ut, sepse kjo do të ktheje në persekutim. Vetëvendosje po ashtu nuk shpjegon si do ta bëjë këtë hetim”, ka thënë Palushi.

“Nëse do ta bëjë nëpërmjet hetimit parlamentar, atëherë duhet të shihet sa ka kapacitete parlamenti për këtë hetim”.

“Po ashtu me Ligjin Mafia, çfarë nënkuptohet saktësisht, sa thellë në kohë do të shkohet për të verifikuar pasurinë e zyrtarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat