Haradinaj: Diaspora shqiptare është vlera e kombit tonë

Aktuale

Haradinaj: Diaspora shqiptare është vlera e kombit tonë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 10:38
Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- NISMA, Ramush Haradinaj

Kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- NISMA, Ramush Haradinaj ka shkruar për përpjekjet dhe rolin e diasporës për vite me radhë në Kosovë, duke thënë se diaspora shqiptare është vlera e Kombit.

Postimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë!

Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit.

Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.

Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.

Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.

Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët europianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë.

Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe europiane!

Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!

Për këtë Zotohem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat