Haraqija: Rugova shkoi të varrezat e Jasharajve, por KFOR-i nuk e lejoi

Aktuale

Haraqija: Rugova shkoi të varrezat e Jasharajve, por KFOR-i nuk e lejoi

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 05:12
Astrit Haraqija

Astrit Haraqija ka komentuar deklaratat se Ibrahim Rugova nuk ka qenë kurrë të varrezat e Jasharajve për të bërë Homazhe.

Haraqija tha në “Debat+” se kanë qenë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, por KFOR-i nuk i ka lejuar.

Në debatin me temë se a ka Rugovizëm, analisti Imer Mushkolaj, përmendi disa deklarata të thëna nga Astrit Haraqija për LDK-në, por që për asnjërën nuk u pajtua ky i fundit.

Mushkolaj pos tjerash, tha se Rugovizëm sheh edhe në parti tjera.

Ndërsa, analisti Ernest Luma ka kujtuar një intervistë të Presidentit, Ibrahim Rugova, të ketë thënë se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat