Fisi i VV-së i reagon Haradinajt: Ramush, librat janë për me i lexue, e jo me i ble me killë!

Aktuale

Fisi i VV-së i reagon Haradinajt: Ramush, librat janë për me i lexue, e jo me i ble me killë!

Nga: B.S Më: 8 qershor 2017 Në ora: 10:16
Fisnik Ismaili, Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Fisnik Ismaili, i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit, i cili dje u kritikua se po bënte fushatë edhe në panairin e librit.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili, i është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, duke I thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje blejnë libra për t’i lexuar, e jo për t’i mbajtur në mobilie për t’i shikuar, shkruan Bota sot.

“Shkoi Albini, sepse i ka hije, edhe kurrë nuk e sheh pa libër në dorë. Edhe jo veç Albini. Kandidatët e Lëvizjes blejnë libra për me i lexue, Ramush, e jo me i ble me killë, për me i shkue me mobilie”, ka shkruar mes tjerash Fisnik Ismaili.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të tij:

S'ia huqi asnjiherë Panairit të Librit, madje edhe e përkrahi sa të muj, kur të muj, sepse e adhuroj të lexuemit. Sot nuk shkova, se s'deshta me u dukë se po baj fushatë. Shkoi Albini, sepse i ka hije, edhe kurrë nuk e sheh pa libër në dorë. Edhe jo veç Albini. Kandidatët e Lëvizjes blejnë libra për me i lexue, Ramush, e jo me i ble me killë, për me i shkue me mobilie.

Kemi me e luftue analfabetizmin. Kemi me e reformue arsimin. Kemi me e ba të pamundshmen me i kfillë rezultatet e PISA. Sepse veç na dijmë edhe mujmë.

P. S. Pak fushatë vetes: 80% të bibliotekës i kam lexue. Kam edhe një herë qekaq në dhomën tjetër, plus një Kindle duke u mbushë qaty.  ????
#35meZemër #FI51/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat