Policia e Kosovës deklarohet rreth vrasjes së Lavdrim Muhaxherit

Aktuale

Policia e Kosovës deklarohet rreth vrasjes së Lavdrim Muhaxherit

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 11:41
Lavdrim Muhaxheri

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, raportohet të jetë vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Siri.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS-it, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Këta të fundit kanë thënë se posedojnë informacione për vrasjen e një personi kosovar në luftimet në Siri.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo, referuar situatës në Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka bërë të ditur, zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

Axha i Lavdrim Muhaxherit: A jeni të lumtur tash?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat