Çka i tha Kurti të riut për flamurin e Kosovës?

Aktuale

Çka i tha Kurti të riut për flamurin e Kosovës?

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 12:37
Albin Kurti dhe i riu gjatë takimit

Kur Albin Kurti ishte nisur dje ta vizitonte Panairin e Librit në Prishtinë, rrugës ai e mori edhe një pyetje të cilës iu përgjigje.

I riu e pyeti Kurtin, se “nëse ishe bë kryeministër, a do ta pranoje Flamurin e Kosovës”?

“Po ai në institucione kish qenë, veç që në zemër e kam tjetrin”, kështu u përgjigj Kurti, derisa i bëri ftesë të rinjve që ishin aty që të votojnë me zemër.

Videoja është publikuar sot në profilin e Kurtiti në Facebook, ku ndër të tjera janë bërë të ditura politikat e Vetëvendosjes për ndihmë të lexuesve e botuesve.

“Së pari, Lëvizja do të heqë TVSH për librin, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimit të librit”.

“Po ashtu, ne do të kemi politika të njësuara me Republikën e Shqipërisë, dhe nuk do ta trajtojmë librin si mall në dogana. Mes Kosovës e Shqipërisë librat do të qarkullojnë lirshëm”.

“Secila shkollë do të furnizohet vazhdimisht me libra, që ta ketë bibliotekën e pasur dhe funksionale”.

“Siç kemi bërë në Prishtinë me bibliotekën Hivzi Sylejmani, ne do të renovojmë e do të pasurojmë bibliotekat e qytetit anekënd Kosovës”.

“Biblioteka Kombëtare do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të jetë e ndërlidhur me ato universitare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat