Mbi 4 mijë persona, vëzhgues në zgjedhje

Aktuale

Mbi 4 mijë persona, vëzhgues në zgjedhje

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 15:59
Komsioni Qendror Zgjedhor

3873 vëzhgues janë akredituar deri më tani për zgjedhjet e parakohshme që të dielën do të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Sipas kryetares së Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, deri në fund pritet të akreditohen edhe rreth 5 mijë vëzhgues.

Mavriqi: Janë akredituar 3873 vëzhgues

“Deri më 7 qershor zyra ka proceduar aplikacionet e 37 organizatave që kanë aplikuar për akreditim …..8 partive politike, 5 koalicione, 5 organizatave jo qeveritare vendore, 1 organizata ndërkombëtare dhe 15 media, dy institucione shtetërore me gjithsej 3873 vëzhgues”, tha Mavriqi në mbledhjen e radhës të KQZ-së.

Në këtë mlledhje është vendosur edhe që të ndalohet fotografimit i votës gjatë votimit.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi tha se duhet të bëhen disa përmirësime sa i përket simbolit të shenjës së ndalimit të fotografimit të votës.

Bekim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së tha se  këto shenja duhet të përgatiten në të gjitha gjuhët që i parasheh ligji, dhe që kjo shenjë nuk duhet të formojë procedurë të re ligjore.

Gjoshi: Shenja edukative duhet të përgatiten në gjuhën që i parasheh ligji

“Unë gjithsesi që e përkrahi që shenja edukuese për votuesit mu vendos, është mirë të përgatitet në gjuhët sipas ligjit për gjuhë që mos të kemi ndonjë problem dhe është mirë që të ngjiten me kohë në vendvotim….Vendimi është mirë të mos një krijoj procedurë të re ligjore por të jetë në përputhje me rregulloren për numërim edhe votim  që e kemi në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor ”, tha ai.

Në këtë mbledhje përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ Adnan Rrustemi kërkoi që nga makina kërkuese  online për identifikim të votuesve të largohet mekanizmi i sigurisë  i cili sipas tij, po e vështirëson këtë procedurë.

Rrustemi: Mekanizmi i sigurisë në makinën kërkuese të largohet

“Është vendosur një mekanizëm i  sigurisë kinse të qasjes po e quaj në makinën kërkuese e atyre mekanizmave mbrojtës të makinës kërkuese por kjo po ndikon negativisht në qasjen në informim për tu identifikuar votuesi” “, tha Rrustemi.

Në këtë mbledhje u njoftua se nesër në KQZ do të hapet edhe qendra e mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat