Topalli e Haskuka presin mërgimtarët në Vërmicë

Aktuale

Topalli e Haskuka presin mërgimtarët në Vërmicë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 13:01
Faton Topalli dhe Mytaher Haskuka presin mërgimtarët në pikën kufitare të Vërmicës

Anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli dhe Mytaher Haskuka kanë dalë në pikë kufitare të Vërmicës, që ndan Kosovën me Shqipërinë që pre presin disa mërgimtarë.

Këta mërgimtarë – simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur nga Gjermania.

Topalli ka mirëpritur ata, duke ju thënë që me qeverisjen e Vetëvendosjes askush nuk do tu marrë më haraç në pikat kufitare.

Ai ka ftuar edhe mërgimtarët tjerë që nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Kosovë, që së paku t’i ftojnë familjarët e tyre që të dalin të dielën dhe të votojnë.

Ndërsa Haskuka ka thënë se bashkë me këta mërgimtarë do të festojnë më 11 qershor fitoren e tyre.

Ai ka thënë se diaspora ka qenë gjithmonë që ju ka prirë ndryshimeve, prandaj edhe meritojnë trajtimin e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat