Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Seferi, që vjen nga Prekazi, është kërcënuar me jetë. Kështu ka bërë të ditur ai në një komunikatë për media, ku thuhet se Veton Seferi i cili mban numrin 94 në listën e Vetëvendosjes për deputet, ka marrë kërcënim edhe me jetë, përmes adresës elektronike.
Po ashtu, sipas komunikatës, personi që ka kërcënuar është anëtar i AAK-së, ku shihet edhe në foto me Ramush e Daut Haradinajn.
Kjo është komunikata e plotë:
Kërcënohet dhe shantazhet ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Veton Seferi, nuk ndalen. Veton Seferi i cili mban numrin 94 në listën e Vetëvendosjes për deputet, ka marrë kërcënim edhe me jetë, përmes adresës elektronike.
Aty shkruhet se drenicakët e treguan vetën, pasi shkyen posterin e Vetonit të vendosur në Sheshin e Skenderajt, në të cilin vend më parë ishte i vendosur posteri i Sami Lushtakut.
“Mos provokoni ju të VV se na dijmë edhe ma zi, e tabi ju vloni kakaku i kokës”, shkruhet në fund të mesazhit.
Fotografitë dhe të dhënat që ka në Facebook, kërcënuesi duket të jetë anëtar i AAK-së nga Drenasi. Në profilin e tij në Facebook ka foto ku ka dal me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe vëllaun e tij, Daut Haradinaj.
Veç kërcënimit, Vetonit sërish gjatë natës i janë hequr posterët e fushatës.
Po ashtu edhe ditë më parë i ishin shqyer të gjitha postierët që ishin vendosur në Skenderaj.
Kë e pengon postieri konkurrues i Veton Seferit? Kush ka frikë nga njerëzit që duan ta qojnë vendin ekonomikisht përpara. Kënd e pengon diaspora?