Avokatët shqiptarë bashkohen në Union

Aktuale

Avokatët shqiptarë bashkohen në Union

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 14:20
Krijimi i Unionit të Avokatëve Shqipfolës

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës, ku bën pjesë edhe rrjeti i avokatëve në diasporë. nënshkrimi i marrëveshjes u në shënimin e ditës së avokaturës në Kosovë, ku dhanë betimin edhe 30 avokatë të rinj.

Kryetari i Odës Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se Kosova edhe pse si shtet i vogël ka një avokaturë jo të madhe por ka rini të shkëlqyer . 

Havolli: Avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida 

“Ne kemi trasu një rrugë të gjatë jo edhe të lehtë për mos me thënë të mundimshme ngase avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida të cilat kanë qenë si pasojë e rrjedhimeve dhe zhvillimeve politike në ish-Jugosllavi dhe sot ndjehem të jetë i lumtur dhe krenar që iu shoh këtu në veçanti mysafirët nga vendet evropiane dhe miqtë tjerë që janë këtu prezent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vazhdimësi e kanë përkrah misionin e Kosovës dhe për këtë neve na bënë sot që të jemi krenar dhe të ecim tutje më parë...Mendoj që  zemrën Kosova do ta ketë të hapur, zemra është e hapur për miqtë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe për miqtë e avokatisë të gjitha vendeve të botës të cilët janë prezent këtu”, u shpreh ai. 

I pranishëm në Ditën e Avokatisë së Kosovës ishte edhe ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, i cili tha  se po punojnë që avokatët nga diaspora dhe avokatët nga të gjitha viset të jenë pjesë përbërëse e punës dhe e aktiviteteve. 

Murati: Avokatët nga diaspora do të kenë rolin e tyre

“Sot fillon një bashkëpunim i cili besoj që fuqishëm avokatët nga diaspora do të kenë rolin e tyre të nënshkruhet Unioni i Avokatëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria por pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe rrjetet e avokatëve të diasporës...Sigurisht që Ministria e Diasporës të ardhmen do të shprehë përkushtimin e saj që të fuqizojë këto rrjete në mënyrë që të jenë partnerë shumë serioz në punën e përbashkët me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe me Odën e Avokatëve të Shqipërisë”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë janë 771 avokatët aktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat