Policia në Gjakovë verifikon vëzhguesit që i takojnë një partie politike

Aktuale

Policia në Gjakovë verifikon vëzhguesit që i takojnë një partie politike

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë disa vëzhgues të një organizate joqeveritare e quajtur “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike”, kanë treguar se ata i përkasin një partie politike.

Ka mbetur që Policia e Kosovës e cila edhe është në vendin e ngjarjes, t’i verifikojë bexhat e tyre në të cilët nuk figuron diçka përveç organizatës në fjalë.

Disa persona të kësaj organizate veç janë shoqëruar në polici.

Ndërkaq, nga ana tjetër, deri më tani kanë dalë rreth 4325 votues që i bie diku rreth 25% të votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat