Harrohet Dita e Çlirimit

Aktuale

Harrohet Dita e Çlirimit

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 18:46
Ilustrim

12 Qershori i vitit 1999 njihet si data e çlirimit të Kosovës, ose më saktë hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës.

Në Kosovë kjo ditë shënohet tek kalendari i festave memoriale si Dita e Paqes, ndërsa për nder të kësaj dite sot nuk është mbajtur mësim në shkollat fillore, të mesme dhe ato universitare.

Por për dallim nga vitet tjera sivjet nuk ka pasur asnjë organizim as në nivel e as në atë lokal.

KosovaPress gjatë tërë ditës është munduar që të marr një deklaratë nga zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe të Qeverisë në largim, por asnjëri nga këta nuk janë përgjigjur në telefonatat.  E Ditën e Çlirimit nuk e kanë uruar as krerët e lartë të shtetit.

 As presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në largim Isa Mustafa, as ish- kryeparlamentari Kadri Veseli, as kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, as ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma.

 Kryeministri në largim Isa Mustafa postimin e fundit në Facebook e ka bërë para 9 orësh, ku ka komentuar për zgjedhjet, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Postimin e fundit në Facebook Veseli e ka para 14 orësh pas përmbylljes së festës në sheshin “Skënderbeu” ku para një numri të vogël të qytetarëve ka dal së bashku me Kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj.

Ky i fundit postimin e fundit në Facebook e ka bërë mbrëmë rreth orës 21:00 në lidhje me zgjedhjet.

 Ndërsa presidenti Thaçi postimin e fundit në Facebook e ka bërë dje pas votimit së bashku me gruan dhe djalin e tij.

 Ndërsa lideri i Nismës Fatmir Limaj, postimin e fundit në Facebook e ka bërë ditën e fundit të fushatës, pra më 9 qershor. Limaj që nga ajo ditë nuk është dukur askund përveç ditën kur votoi në shkollën fillore “Faik Konica”.

 Limaj edhe pse ka hyrë në koalicion parazgjedhor me Veselin dhe Haradinajn ai nuk doli mbrëmë në shesh për të festuar së bashku me kryetarin e AAK-së dhe PDK-së.

 E zyrtarët e VV-së të ekzaltuar nga rezultati pozitiv në zgjedhje në rrjetet e tyre sociale kanë postuar vetëm shkrime në lidhje me zgjedhjet.

 Edhe Behgjet Pacolli sot është marrë vetëm me zgjedhjet por jo edhe me Ditën e Çlirimit. 

 Të gjithë këta zyrtarë,  duke mos përjashtuar as kandidatët për deputetë nuk kanë vepruar njëjtë edhe në kohë fushate.

 Ata madje më shumë se kurdoherë kanë shkruar urime për fillimin e Muajit të Ramazanit gjë që se kanë bërë viteve të kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat