Këta janë tre më të votuarit e PDK-së në Drenas

Aktuale

Këta janë tre më të votuarit e PDK-së në Drenas

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Drenasi është njohur gjithmonë si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë qytet subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli në zgjedhjet e 11 qershorit ka fituar 77,46 për qind.

Por për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK pikërisht në këtë qytet ka humbur rreth 5 mijë vota, pasi që në zgjedhjet e viti 2014, ajo  kishte fituar 19.116 vota

Mediat marrin vesh se tre nga kandidatët që kanë marrë më së shumti vota gjatë zgjedhjeve të së dielës janë: Kadri Veseli, Bislim Zogaj dhe Sala Berisha-Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat