Kjo është femra më e votuar nga koalicioni PAN

Aktuale

Kjo është femra më e votuar nga koalicioni PAN

Nga: B.S Më: 14 qershor 2017 Në ora: 14:05
Koalicioni PAN

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, është femra më e votuar nga koalicioni PAN, pjesë e të cilit është AAK.

Haxhiu, e cila ka qenë deputete edhe në mandatin e kaluar, ka marrë numër të madh të votash, duke u renditur e para nga femrat e këtij koalicioni, shkruan Bota sot.

Këtë e ka konfirmuar vetë Teuta Haxhiu për gazetën Bota sot, e cila ka thënë se i ka marrë 15 mijë vota.

“I falënderoj të gjithë qytetarët. Jam femra më e votuar në listën e PAN-it, kështu që më ka bërë të ndihem mirë dhe uroj që sa më parë të bëhet qeveria dhe të fillojë të punojë sepse qytetarët janë lodhur duke pritur dhe kanë nevojë që të shohin punë dhe angazhim për të ecur vendi përpara”, ka thënë Haxhiu për Bota sot.

Image
Teuta Haxhiu
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat