Krasniqi: Haradinaj do të jetë Kryeministër, s’ka mandatar të dytë për formimin e Qeverisë

Aktuale

Krasniqi: Haradinaj do të jetë Kryeministër, s’ka mandatar të dytë për formimin e Qeverisë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:07
Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së

Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së, thotë se se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN), do të jetë formuese e qeverisë së ardhshme e Republikës së Kosovës dhe se nuk ka gjasa që të ketë mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

Krasniqi tha në Tribune se presin që pas certifikimit të rezultateve PAN t’i ketë 40 deputetë, 20 komunitetet dhe një ose dy persona do t’ju duhet që t’i sigurojnë për ta pasur shumicën në Parlament.

Ai deklaroi se është i bindur se formimin e qeverisë do ta bëjnë në afatin ligjor sipas Kushtetutës së Kosovës.

Krasniqi tha se mandatar do të jetë koalicioni në mes PDK-së AAK-së dhe NISMA-s, dhe nuk nuk do të ketë as parti e as koalicion tjetër që do t’i jepet mundësia për të formuar qeverinë e vendit.

Krasniqi tha se vendi ka nevojë për një qeveri të fortë në krye me Ramush Haradinaj kryeministër dhe opozitë të fuqishme, me Albin Kurtin opozitar.

I pyetur se a kanë vija të kuqe ndaj ndonjë partie për të qenë pjesë e qeverisë, ai u shpreh se PDK, por as partitë e koalicionit nuk kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie

Krasniqi foli edhe për opozitën e kaluar ku tha se asnjëherë nuk ka pasur mungesë të diskutimit për tema që i kanë preokupuar qytetarët e vendit, por sipas tij opozita e kaluarështë marrur me tema si Demarkacioni dhe Asocacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat