Detaje të pa publikuara, Berisha sqaron të vërtetën për “përjashtimin” e Ukshin Hotit nga LDK-ja

Aktuale

Detaje të pa publikuara, Berisha sqaron të vërtetën për “përjashtimin” e Ukshin Hotit nga LDK-ja

Nga: P.R Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:38
Foto arkiv, Ukshin Hoti me bashkeaktivistë nga LDK

Fetah Berisha, ish sekretar i degës së LDK-së në Rahovec, përmes një reagimi për media ka sqaruar të vërteten, për shkrimin e publikuar në disa media, gjoja se Ukshin Hoti ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Berushës, që në atë kohë ishte sekretar i degës së LDK-së në Rahoves, në asnjë kohë, në asnjë mënyrë, kurrë në degën e LDK-së, në Rahovec, nuk është mbajtur: "Kuvend për ta përjashtuar Ukshin Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës" dhe asnjëherë nuk ka ardhur një sugjerim i tillë nga Qendra e LDK-së, ngase as në Programin, as në Statutin  e LDK-së nuk shkruan për përjashtime nga partia, shkruan “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Në medie, me datë 18 janar 2017, është botuar një shkrim me titull: “Si e përjashtuam Ukshin Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës” të autorit Salih Bytyqi. Edhe pse ky shkrim është thur, nga fillimi deri në përfundim me të pa vërteta të sajuara, nuk e jam parë të arsyeshme të reagoj, pasi që nuk kam konsideruar se ia vlen të reagohet ndaj një teskti që shihet ashiqare se është tendencioz dhe me qasje negative.

Mirëpo, duke parë se në rrjete sociale po qarkullon edhe sot ky tekst, e pashë të udhës që të sqaroj të vërtetën për këtë çështje, pasi që meqë, në atë kohë isha sekretar i degës së LDK-së,kam përgjegjësi të sqaroj se,në asnjë kohë,në asnjë mënyrë,kurrë,në degën e LDK-së,në Rahovec,nuk është mbajtur:"Kuvend për ta përjashtuar Ukshin Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës"dhe,asnjëherë nuk ka ardhur një sygjerim i tillë nga Qendra e LDK-së,ngase as në Programin,as në Statutin  e LDK-së nuk shkruan për përjashtime nga partia.

Autori shkruan se një udhëheqës i LDK-së paska thirrë:"Mblidhuni të shkojmë në Krushë të Madhe ta përjashtojmë Ukshin Hotin nga LDK-vës"!Apo kur thotë me plotë naivitet:" njëri nga udhëheqësit lokal të LDK-së doli në foltore dhe mori fjalën.Ky qenka mësuesi, mbase nga Krusha,Nagavci,Hoça vogël apo Zoqishti,i cili propozoi të përjashtohet Ukshini nga LDK-ja,sepse paska shkuar në Lubjanë dhe nuk paska marrë pjesë për ta  reklmuar Programin e LDK-së,shtëpi me shtëpi...Pasi delegatët nuk e paskan përjashtuar Ukshinin,ai paska dalur në foltore dhe paska dhënë dorëheqje!!!

Të gjitha thëniet në këtë shkrim,udhëheqësi lokal,kuvendi,mësuesi,proklamimi i Progra- mit shtëpi për shtëpi,dorëheqja e Ukshinit...janë sajime të paskrupullta pa asnjë të vërtetë.Autori,ma thotë mendja,edhe nëse sajon,edhe nëse rrenë apo shpif mendon se i ka bërë detyrat e shtëpisë,sepse ka shkruar diç kundër LDK-së,pa mbështetje në dokumente apo në mbamendje!

Për hirë të së vërtetës,ja një kronologji tejet e shkurtër,por e vërtetë,për zhvillimet e asaj kohe,në degën e LDK-së,në Rahovec.

Me 19 janar 1990,u themelua Këshilli Nismëtar i LDK-së,me 18 mars 1990 është mbajtur Konferenca Themeluese e LDK-së,muarën pjesë 150 delegatë,u zgjodh Kryesia prej 9 anëtarëve (nga proces vërbali origjinal).Më 5 nëntor 1990 është mbajtur Kuvendi i parë historik zgjedhor,i degës së LDK-së,ku muarën pjesë 113 delegtë,nga të gjitha aktivët dhe nëndegët.Kuvendi zgjodhi Kryesinë e degës së LDK-së prej 9 anëtarëve.

Më i votuari doli Fetah Berisha,i cili doli në foltore dhe thirri Kuvendin që,në vend të tij, ta zgjedhin Ukshin Hotin kryetar të degës së LDK-së.Kuvendi u ngrit në këmbë dhe me aklamacion e zgjodhi Ushin Hotin kryetar të LDK-së,dega në Rahovec.

Krytari Ukshin Hoti,pas pak kohe,shkoi në Lubjnë.Atje nxori në dritë gazetën:"Demokra- cia Autentike-DEA".Punët në degë i kordinonte sekretari i degës.Ukshini,pas sa kohe,u kthye nga Lubjana.Në mbledhjen e radhës së Kryesisë së degës,Ukshini propozoi të thirrët një Kuvend i jashtëzakonshëm.kryesia e aprovoi propozimin.Edhe në takimin me kryetarët e degëve që,atë ditë, e udhëhoqi Fehmi Agani,propozimi i Ukshinit,për Kuven- din e jahtëzakonshën,u mbështet.

Me 9 qershor 1991,Kuvendi u mbajt nën udhëheqjen e Ukshin Hotit,me këtë rend dite:

1.Raporti mbi punën e deritashëm të Kryesisë degës së LDK-së

2.Debat rreth Raportit dhe

3.Votëbesimi për Kryesinë e degës së LDK-së

Kuvendin e hapi dhe e kryesoi Ukshini kryetar dhe Kryesia e punës.Pasi u kryen pikat e rendit të ditës u dha rezultati i votimit.Më të votuarit sërish dolën Fetah Berisha dhe i dyti Ukshin Hoti.Fetahu sërish u tërhoq dhe Ukshini sërish u rizgjodh me aklamcion,Kryetar i  degës së LDK-së,në Rahovec.

Me 7 korrik 1991,një muaj pas Kuvendit të jashtëzakonshëm,kryetari Ukshin Hoti dhe Kryesia e degës,muarën pjesë në varrimin e ushtarit të vrarë Hilmi Popajt,vrarë në APJ.

Ukshini,atë ditë,ka mbajtur një fjalim dinjitoz për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në APJ dhe në Kosovë.

Mbase,në fund të korrikut 1991,Ukshin Hoti,Kryesisë Qendrore ia paraqet me shkrim dorëheqjen e pa revokueshme nga Kryetari i degës dhe nga anëtarësia e LDK-së.Ndërsa, Kryesinë e degës,për dorëheqje,e pat lajmëruar gojarisht,njëherit na uroi sukse dhe na  falenderoi për bashkëpunimin e sinqertë.Ukshin Hoti,pra,ishte kryetar i LDK-së,dega në Rahovec rreth 9 muaj,nga nëntori 1990 deri në korrik 1991.

Pra,lexues të nderuar,lexone shkrimin e autorit të kuvendit e përjashtimit të sajuar të Ukshinit,që nuk u mbajt kurr dhe lexone kronologjinë e shkurtër të zhvillimeve në degën e LDK-së,mbështetur në dokumentet autentike dhe kujtesën e freskët.

Mr. Fetah Berisha, ish-sekretar dhe kryetar i degës së LDK-së në Rahovec, ish-deputet I Kuvendit të Kosovës para dhe pas luftës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat