Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Aktuale

Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:35
Seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit

(E plotësuar) - Në mesin e korrikut Gjykata Supreme do të marr vendim për ankesat e Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.

Dy ish-eprorët e UÇK-së  kanë dalë sot para gjykatës e cila po shqyrton ankesat e dy të akuzuarve lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe konfirmimin  nga Gjykata e Apelit ku janë dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Avokatët mbrojtës të Selimti dhe Lushtakut kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke ëkrkuar që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Ndërsa Selimi dhe Lushtaku kanë kërkuar drejtësi nga turpi gjykues si dhe fakte nga prokuroria për krimet që u vihen në barrë pasi që sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë fakt se ato i kanë kryer ata.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar për krime lufte në rastin që njihet si “Drenica 1” dhe Drenica 2”.

Image
Sami Lushtaku

Ja kur merret vendimi për Lushtakun dhe Selimin

Seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit është duke vazhduar. Tashmë është arritur leximi i aktakuzës dhe pas pak pritet që të merre fjalën Prokurori dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve.

Mbrojtësit e dy të akuzuarve janë shprehur të bindur se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm. Gjithashtu sot do të shqyrtohet ankesa e Selimit dhe Lushtakut por që vendimi pritet të merret ditëve në vijim. 

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

Në Pallatin e Drejtësisë ka filluar seanca gjyqësore për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin të dënuar me nga shtatë vjet burg për krime lufte.

Ish komandantët e UÇK-së,  Selimi dhe Lushtaku, janë ankuar në Gjykatën Supreme pasi që dënimin e tyre ua ka konfirmuar Gjykata e Apelit.

Mbrojtësit e dy të akuzuarve janë shprehur të bindur se klientët  e tyre do të shpallen të pafajshëm.

Sot do të shqyrtohet ankesa e Selimit dhe Lushtakut por që vendimi pritet të merret ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat