Befason Astrit Haraqija: Ja kujt i takon ta formojë Qeverinë e re

Aktuale

Befason Astrit Haraqija: Ja kujt i takon ta formojë Qeverinë e re

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:45
Astrit Haraqija

Astrit Haraqija, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Info Magazine, ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore, ende të pacertifikuara, e drejta për formimin e qeverisë i takon koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Ai ka thënë se nga këto zgjedhje si parti kanë humbur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa të gjitha të tjerat kanë fituar.

“Situata aktualisht thotë se PAN-i duhet t’i formojë institucionet. Sipas rezultateve zgjedhore PAN-it i takon ta formojë qeverinë. Duhet të bisedohet dhe të arrihet në rezultat”, tha ai.

“Populli është i mrekullueshëm. Udhëheqja është e keqe. Me këtë popull duhet të bisedohet. Nuk është në rregull që ai të mashtrohet”, tha Haraqija.

“PDK-ja dhe LDK-ja janë humbëse të këtyre zgjedhjeve. Të gjitha partitë tjera kanë fituar. Nga ana tjetër, fitues i zgjedhjeve si koalicion është PAN-i. Në pozitën e dytë Vetëvendosje, ndërsa në të tretën LDK-AKR”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat