Ish-kryeministri Berisha uron përvjetorin e gazetës: “Bota sot”, avokate e palëkundur e interesit kombëtar

Aktuale

Ish-kryeministri Berisha uron përvjetorin e gazetës: “Bota sot”, avokate e palëkundur e interesit kombëtar

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 11:54
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka folur për suksesin e gazetës kombëtare “Bota sot”, me rastin 22 vjetorit të themelimit të saj.

Berisha ka thënë se “Bota sot” është avokate e palëkundur, e cila ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ai ka vlerësuar se gazeta kombëtare ka dhënë kontribut të veçantë në informimin mbi zhvillimet kombëtare të diasporës shqiptare si gazeta më e lexuar e saj.

Duke uruar suksese edhe më të mëdha, ish-kryeministri ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për ekipin e gazetës, e cila sipas tij, i ka dhënë mbështetje të çmuar.

Urimi i plotë i Sali Berishës:

“Unë shfrytëzoj rastin t’iu dërgoj ju, të gjithë ekipit të gazetës “Bota Sot” pronarëve, drejtuesve, gazetarëve dhe të gjithë punonjësve urimet e mia më të përzemërta në këtë përvjetor, të cilin Bota sot e kremton me krenari të ligjshme. Avokate e pa lëkundur e interesit kombëtar të shqiptarëve, e çështjes shqiptare “Bota sot” ka luajtur dhe luan një rol të pazëvendësueshëm në promovimin, mbrojtjen e interesit kombëtar. “Bota sot” mbështeti fuqishëm arkitektin e Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rugova në përpjekjet e tij të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Ajo ka dhënë një ndihmesë të veçantë në informimin mbi zhvillimet  kombëtare të diasporës shqiptare si gazeta më e lexuar e saj. Me këtë rast shprehë mirënjohjen time të thellë ekipit të gazetës “Bota sot”, për mbështetjen e çmuar që më ka dhënë mua, PD-së dhe Shqipërisë në këto 22 vite dhe i uroj suksese gjithnjë e më të mëdha në misionin e saj fisnik. Suksese, me respekt Sali Berisha.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat