Besa Gaxherri: Gazetarët e “Bota sot” u vranë pse patën guximin ta thonë ta vërtetën

Aktuale

Besa Gaxherri: Gazetarët e “Bota sot” u vranë pse patën guximin ta thonë ta vërtetën

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 12:54
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka komentuar lidhur me përvjetorin e 22-të të themelimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gaxherri ka thënë gjëja e parë që i bie ndërmend sa herë pëmendet ky mediu, është vrasja e gazetarëve Bekim Kastrati, Enver Maloku, Xhemjal Mustafa dhe Bardhyl Ajeti.

Sipas deputetes Gaxherri, ata janë vrarë vetëm pse kishin guxim për ta shkruar të vërtetëtn.

“Gazeta Bota sot, shënon 22 vjetorin, urime! Fatkeqësisht gjëja e parë që më bie në mend për këtë medium është vrasja e gazetarëve Bekim Kastrati,Enver Maloku, Xhemjal Mustafa dhe Bardhyl Ajeti, për të cilët do të ruajmë kujtimin dhe respektin gjithmonë. Ata u vranë pse patën guximin ta thonë të vërtetën, ata janë shembulli i intelektualëve qe guxojnë të punojnë për vendin, për lirinë, për demokracinë duke mos kursyer as jetën”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Ajo ka theksuar se 22 vite të gazetës ishin plot sakrificë e përkushtim, derisa ka uruar edhe shumë vite të tjera për gazetën tonë.

“22 vite, punë, përkushtim e sakrificë. Udhëtimin tim të gjatë në politikë e kam bërë duke ndarë opinionet, qëndrimet, sakrificat e dhimbjet bashkë me ju. Bota sot si medium e ka zgjedh rrugën më të vështirë të veprimit, por kuptohet rrugën e drejt të informimit. Më këtë rast ju uroj punë të mbarë, suksese dhe kërkoj që gjithmonë të jeni burim i saktë, i pa anshëm e i drejt i informacionit. Uroj që së bashku të festojmë edhe shumë vite të sukseseve tuaja”, ka thënë Besa Gaxherri në urimin e saj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat