Hyland: Femra të fuqizohet në vendimmarrje

Aktuale

Hyland: Femra të fuqizohet në vendimmarrje

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:51
Colleen Hyland

E ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka thënë se pozita e femrës duhet të fuqizohet në vendimmarrje dhe të sigurohet qasje e saj e barabartë në shoqëri.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë inaugurimit të Shoqatës së Grave në sektorin energjetik të Kosovë.

Hyland me këtë rast iu bëri thirrje grave që të ngritin zërin e tyre dhe të jenë avokat i vetvetes.

Hyland: Femrat duhet të fuqizohen në vendimmarrje

“Siç e dini të gjithë, gratë janë të nën përfaqësuara në sektorin e energjisë në Kosovë dhe në botë, por ne duhet ta ndryshojmë këtë. Ne mund të ndihmojmë për të sjellë gra të talentuara në fuqinë punëtore të sektorit të energjisë, për t’i fuqizuar ato si vendimmarrëse dhe të sigurojmë se ato kanë qasje të barabartë në shkollim, avancim dhe zhvillim profesional”, tha Hyland.

Ndërsa, kryeshefi ekzektuv i KOSTT-it, Mustafë Hasani  tha se në këtë institucion rreth 15% e ekipit janë femra, të cilat kryesisht kanë pozita menaxheriale.

Hasani: 15%  kemi përfaqësim nga gratë

“Pra, ka diku rreth 15%  femra që janë të punësuara në KOSTT, 14% prej tyre me ngritje të lartë superiore, 4 % me përgatitje të mesme, pozita të mira menaxheriale prej të gjithë drejtorëve dy drejtorë të departamenteve janë femra, një numër i madh i menaxhereve”, ka thënë Hasani.

Për më tepër Hasani është zotuar se KOSTT do të jetë në përkrahje të femrave në iniciativën që kanë marr për krijimin e Shoqatës së Grave në sektorin energjetik të Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie e ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka ndarë certifikata për anëtaret themeluese të SHGSEK-së.

Në këtë ceremoni janë bërë edhe dy prezantime, të cilat kanë shpalosur synimet e Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat