Kroacia feston 25 vjetorin e pavarësisë

Aktuale

Kroacia feston 25 vjetorin e pavarësisë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 20:09
Prishtinë, 27 qershor 2017

(E plotësuar) -  Ambasada e Kroacisë në Prishtinë, sonte ka shënuar 25-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kroacisë dhe 9-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Në këtë event të ftuar ishin përfaqësues nga ambasada të ndryshme të huaja në Kosovë dhe autoritetet të larta të vendit.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç ka thënë se me këtë datë Kroacia feston 9-vjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale me Kosovën.

Kapitanoviç:  Po shënojmë 25-vjetorin e njohjes së shpalljes së pavarësisë

“Ne po shënojmë 25-vjetorin e njohjes së shpalljes së pavarësisë. Për pak ditë ne do të shënojmë 9-vjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale diplomatike Kosovë-Kroaci. Ajo pse ne po e shënojmë këtë vit, është kooperimi unik ndërmjet muzikantëve kroatë dhe atyre të Kosovës. Petrit Çeku është qytetar juaji luan me kitare dhe Monika Leskovar. Ky është një lloj unik i kooperimit. Petrit Çeku studion në Kroaci dhe është i lumtur që këtë mundësi këtë vit”, ka thënë ajo.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka thënë se Kosova dhe  Kroacia kanë historinë e njëjtë, ku sipas tij Kroacia dhe Kosova janë gjetur bashkë në shumë aspirata.

 Thaçi: Kosova dhe Kroacia kanë histori të përbashkët

“Kosova me Kroacinë kanë histori të përbashkëta. Pasi një jemi gjetur së bashku në anën e njëjte të angazhimit të sakrifikimit për të realizuar aspiratën për liri, barazi dhe drejtësi në mes të të gjithë popujve. Jemi bashkë në të njëjtën anë edhe sot për t’u angazhuar për thellim të bashkëpunimit dhe të miqësisë tonë. Miqësia jonë tradicionale, por edhe dëshira dhe gatishmëria për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona. Si president i vendit, ndër iniciativat e para që kamë ndërmarrë ka qenë edhe ajo për formën elektorale që ndër të tjera parasheh edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës për komunitetin kroat dhe atë malazezë. Më qëllim që të fuqizohen politikisht këto dy komunitete. Kosova dhe Kroacia janë bashkë edhe sot edhe në të ardhmen. Kosova synon të jetë në të njëjtin vend me Kroacinë në NATO dhe BE”, tha Thaçi.

Pas fjalimit të Presidentit Thaçi dhe ambasadores së Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviç, është mbajtur një koncert nga Monika Leskovar, violimçelo dhe Petrit Çeku, me gitare

Thaçi: Me Kroacinë ndajmë të njëjtat vlera civilizuese perëndimore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Ditës Kombëtare të Kroacisë në Prishtinë, të organizuar nga ambasada kroate në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë histori të përbashkët të përpjekjeve të suksesshme për të realizuar aspiratën për liri, barazi dhe drejtësi.

“Jemi bashkë edhe sot, sepse ndajmë të njëjtat vlera civilizuese perëndimore, prandaj edhe bashkëpunimi jonë bilateral dhe miqësia ndërmjet dy popujve natyrshëm vjen duke u thelluar”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takimin që kishte këtë muaj me presidenten Grabar-Kitaroviq, por edhe me liderët e tjerë të shtetit kroat, presidenti Thaçi ka thënë se është rikonfirmuar edhe një herë miqësia tradicionale, por edhe gatishmëria për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Kemi biseduar për hapjen e Odës Ekonomike Kroate në Kosovë, për inkurajim të bashkëpunimit në mes të bizneseve, për bashkëpunim në nismat rajonale, për bashkëpunim në integrimin e rajonit në BE, për bashkëpunim në fushën e sigurisë. Kemi biseduar edhe për komunitetet tona, të kroatëve në Kosovë dhe të kosovarëve në Kroaci, që shërbejnë si ura lidhëse në mes dy vendeve tona dhe të cilët duhet t’i përkrahim dhe t’i fuqizojmë edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.

Si president i vendit, ai ka thënë se ndër iniciativat e para që ka ndërmarrë ka qenë edhe ajo për reformën elektorale, që ndër të tjera parasheh edhe nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës për komunitetin kroat dhe atë malazez, me qëllim që të fuqizohen politikisht këto dy komunitete.

“Jam i bindur se kjo çështje do të adresohet me prioritet nga Kuvendi i Kosovës, sepse kështu dëshmojmë se jemi shtet që integron në mënyrë të barabartë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është krenare për raportet bilaterale të shkëlqyeshme me Kroacinë dhe është i bindur se përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta do ta ndihmojë Kosovën për realizimin e synimeve për anëtarësim në NATO dhe BE.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat