Krasniqi: Thaçi e Vuçiqi nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Aktuale

Krasniqi: Thaçi e Vuçiqi nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Nga: BOTA SOT Më: 1 korrik 2017 Në ora: 17:28
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi, ka thënë se është kundër bisedimeve me Serbinë.

Në një shkrim të tij, Krasniqi ka kujtuar të gjitha ato që u konsideruan si provokime nga pala serbe, përcjell Bota sot.

“Kujtoni trenin nacionalist e murin përtej urës. A nuk ishin e mbeten dëshmi të gjalla të një konflikti në përmasa të paparashikueshme? Pasta, kujtoni marrëveshjet për KEK-un e telefoninë mobile, me të cilat marrëveshje Kosova humbë miliona euro, të cilat po i paguan shumica shqiptare?! Pastaj, kujtoni marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe etj. Ata që i kanë krijuar këto mosmarrëveshje nuk mund ta kapërcejnë veten e tyre që të na prodhojnë normalizim”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar me vite e në vazhdimësi u premtuan liberalizimi, integrimi në BE dhe në NATO e që asnjë nga këto premtime nuk u realizuan. Ndaj, pyet: “A mund t’ju besohet më atyre që në vend të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, krijuan situata kërcënimi e konflikti”?

Krasniqi ka thënë tutje se nuk mund t’i besohet mashtrimit të radhës se bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel do të na sjellin anëtarësimin në BE e NATO!

“Unë nuk mund t’ju besoj. Bisedimet duhet të lihen në duar të sigurta. Nuk mund t’i besohet mashtrimit të radhës se bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel do të na sjellin anëtarësimin në BE e NATO! Nuk duhet ecur rrugës përfundimi i secilës dihet paraprakisht. Gjashtë vitet e bisedimeve në Bruksel ishin gjashtë vitet e dështimeve në bisedimet politike. Shkurt: këta president nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Kot po mundohen zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Pritja është e kot”, ka shkruar Jakup Krasniqi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat