Bisedimet Kosovë- Serbi rifillojnë nesër, Thaçi fton partitë politike për unitet

Aktuale

Bisedimet Kosovë- Serbi rifillojnë nesër, Thaçi fton partitë politike për unitet

Nga: B.S Më: 2 korrik 2017 Në ora: 15:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nesër së bashku me Mogerinin dhe presidentin e Serbisë do të diskutojnë dhe shkëmbejnë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojnë dialogun për fazën e re dhe objektivat që ata synojnë.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ky është takim fillestar në fazën e re të dialogut si kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Presidenti gjithashtu ka ftuar partitë politike dhe institucionet e Kosovës që të kenë konsideratë sepse janë çështjet e interest shtetëror.

Dialogu Kosovë- Serbi do të rifillojë në kuadër të presidentëve të të dyjave vendeve, ndërsa bisedimet në nivel presidetësh i ka kundërshtuar kandidati për Kryeministër nga radhët e koalicioni LAA, Avdullah Hoti, duke thënë se kjo është vendimi  i Presidentit është anti kushtetues.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit.

Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti poltike parlamentare pa përjashtim. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat