Dëshmitarët për mosdhënie të ndihmës së parë mund të dënohen deri në 8 vjet burg

Aktuale

Dëshmitarët për mosdhënie të ndihmës së parë mund të dënohen deri në 8 vjet burg

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 16:52
Fotografi e rastit të fundit të vdekjes së të moshuarit 63 vjeçar në Gjilan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, me nenin 191 tregon se kryesit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.

Bazuar në fotografinë e shkëputur nga Kodi Penal, referuar rastit të fundit të vdekjes së të moshuarit 63 vjeçar në Gjilan, ku dëshmitarët siç janë parë në pamjet e qarkulluara në kamera, kanë refuzuar dhënien e ndihmës së parë, nëse shpallen fajtor, sipas ligjit dhe nenit 191/ Mosdhënia e ndihmës, mund të dënohen nga një deri në tetë vjet burg.

Media më parë ka kontaktuar me Zëdhënësin e policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se dëshmitarët e rastit janë intervistuar dhe në deklarimet e tyre ata kanë pranuar se në ato momente kur i alivanosuri gjendjen i shtrirë për tokë, kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente.

Ndërkohë Hashani ka bërë të ditur që në raste të tilla rastet procedohen në Prokurori ku më pas dhe nga ana e tyre jepet vendimi final në lidhje me kryerjen e veprës penale për mos dhënie të ndihmës së parë në rastin e fundit ku ka ndodhur dhe vdekja e 63 vjeçarit në një nga rrugët e Gjilanit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat