Pamje ekskluzive nga vendi ku rapsodi nga Ferizaj kreu krimin e trefishtë

Aktuale

Pamje ekskluzive nga vendi ku rapsodi nga Ferizaj kreu krimin e trefishtë

Nga: Bota Sot Më: 3 korrik 2017 Në ora: 13:46
Dy trupa dhe një grua e plagosur rëndë u gjetën në një apartament

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje të madhe vdekjes së trefishtë të familjes së rapsodit të njohur nga Ferizaji, Sami Veseli.

Ky i fundit ka vrarë vajzën, bashkëshorten dhe më pas veten e tij, ndërsa mediat gjermane kanë zbuluar skemën e vrasjes.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” ka publikuar edhe fotografitë na banesa ku Veseli kreu krimin, përcjell Bota sot.

Image
Mjekësia Ligjore në banesë, ku dy persona u qëlluan për vdekje të shtunën

Ndërsa, sipas "Fr-online", rapsodi ishte i shkurorëzuar nga bashkëshortja e tij dhe kishte urdhër nga Gjykata që të mos i afrohej shtëpisë së saj.

Veseli fillimisht ka vrarë vajzën e tij e cila ia ka hapur derën, më pas ka qëlluar gruan, e cila ka mbetur në komë, derisa në fund ka vrarë edhe veten.

Image
Në këtë objket strehimi, ndodhi drama e familjes

“Të shtunën, burri 52 vjeçar shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes me moshë të njëjtë. Shtëpia ndodhej në qarkun jugor të Marburgut. Vajza 27 vjeçare sapo ishte kthyer dhe dëgjoi britmat e përleshjes. Në derën e dhomës së saj, ajo u qëllua për vdekje nga babai, ndërsa më pas u kthye duke qëlluar ish bashkëshorten, e cila është në rrezik për jetën, dhe më pas veten,” përcjell botasot.info. “Ndaj 52 vjeçarit (Sami Veseli) kishte një vendim gjykate që e ndalonte të afrohej te shtëpia e familjes, për shkak të problemeve të mëparshme”, shkruan “FR-online”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat