Lushtaku del nga burgu: Dola nga njëri, po hyj në burgun tjetër!

Aktuale

Lushtaku del nga burgu: Dola nga njëri, po hyj në burgun tjetër!

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 19:05
Sami Lushtaku

Sa po u lirua nga burgu i Gërdocit, ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku tha se vetëm drejtësi kanë kërkuar deri më tani dhe shtoi se po del nga një burg dhe po hynë në një tjetër, duke mos sqaruar më shumë për shkak se ndjehej i emocionuar.

Lushtaku: Po dal prej një burgu, e po hyjë në një burg tjetër

“Me dëshirën me të madhe nuk isha prononcuar fare, çka të them, ju gazetarët me së miri e dini çka do të thotë drejtësia në Kosovë dhe kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë që të ketë drejtësi në këtë vend. Edhe unë edhe kolegët e mi, që sot fatkeqësisht janë brenda. Emocionet e mia janë jo unë. Për vete po dal prej një burgu që kam ndejt brenda, e po hyjë në një burg tjetër”, tha Lushtaku.

Kurse Arianit Koci avokat i Lushtakut, tha se ka qenë një vendim i drejt dhe Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat.

Koci: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër

“Lirimi i Lushtakut ka dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër. Komandanti Lushtaku ka vendosur që së pari të bëjë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari. Pra prej këtu po shkojmë direkt atje. Ankesa është aprovuar në tërësi dhe Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës dhe ndaj këtij vendimi nuk ka të drejt ankese prokurorisë”, tha Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat