Thaçi uron ditën e Pavarësisë së Amerikës

Aktuale

Thaçi uron ditën e Pavarësisë së Amerikës

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 10:02
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale. Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t'i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne. Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat