Ekstradohet Faik Shaqiri i akuzuar për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut

Aktuale

Ekstradohet Faik Shaqiri i akuzuar për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 10:43
Policia e Kosovës

Faik Shaqiri, i arrestuar javën e kaluar në Gjermani nën dyshimin për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, mbrëmë  rreth orës 23 e 30 minuta është ekstraduar në Kosovë.

Burimet e Indeks brenda Policisë kanë treguar Shaqiri u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Munchen i shoqëruar nga policë civil ndërsa në pistë atë e priten duarlidhur pjesëtarë të specializuar të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Pas aterimit në Prishtinë, forca të shumta police e shoqëruan Shaqirin drejt një paraburgimi ndërsa dje gjatë ditës për këtë rast ishin arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë: Alban Dizari dhe Bajram Kiqmari.

Aksioni i djeshëm i policisë u mor pas një urdhri të gjykatës ku përveç Dizarit dhe Kiqmarit u arrestuan edhe dy të tjerë për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.
Në aksionin policor kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX-it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës i cili është zhvilluar në disa lokacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat