Aksident në Podujevë, lëndohen 13 persona

Aktuale

Aksident në Podujevë, lëndohen 13 persona

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident ndërmjet një një veturë dhe një automjet-kombi janë lënduar trembëdhjetë (13) persona-pasagjer.

Ngjarja ka ndodhur në fashtin Batllavë në Podujevë, dyshohet nga pakujdesia ka goditur automjetin të cilin e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një automjet-kombi. I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur automjetin të cilin e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta kanë pësuar  trembëdhjetë (13) persona-pasagjer, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar”, thuhet në raportin e Policës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat