Hoti: Vendimi i Shqipërisë për patatet po dëmton prodhuesit në Kosovë

Aktuale

Hoti: Vendimi i Shqipërisë për patatet po dëmton prodhuesit në Kosovë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 15:51
Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi nga ana e Qeverisë së Shqipërisë për çmimin referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen atje i dëmton rëndë prodhuesit nga Kosova.

“Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar”, ka thënë Hot.

“Ne do të shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heq këto çmime referente menjëherë”.

“Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes së ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patates në Kosovë.”

“Nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë”, ka përfunduar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat