Flet Bulliqi, demanton se do të largohet nga LDK-ja

Aktuale

Flet Bulliqi, demanton se do të largohet nga LDK-ja

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 20:15
Shpejtim Bulliqi

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka demantuar lajmin që po qarkullon nëpër gazeta e portale në lidhje me largimin e tij nga LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bulliqi ka ritheksuar edhe njëherë se ai nuk është rastësish pjesë e këtij subjekti politik dhe se ai ka punë e bagazh në këtë parti dhe do të vazhdojë të kontribuojë në reformimin e saj drejt fitoreve të reja.

“Miq të respektuar po lexoj shkrime nga disa gazeta e prtale lidhur me largimin tim nga LDK-ja, ju bëj me dije se unë kam thënë sa e sa herë dhe po e përsërisë, se unë nuk jam këtu rastësisht po kam punë e bagazh ne këtë subjekt dhe vazhdoj të punojë dhe kontribuojë në reformimin e saj drejt fitoreve të reja. Ecim tutje!!!!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Bulliqi si deputet në legjislaturën e  fundit të Kuvendit të Kosovës kishte kundërshtuar fuqishëm kalimin e Demarkacionit, të cilin kryetari i tij i partisë, njëherësh kryeministri në detyrë Isa Mustafa insistonte të ratifikohej.

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, Bulliqi nuk përzgjedhur nga partia e tij që të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat