Pas shpalljes së çlirimit të Mosulit nga kryeministri irakian Haider al-Abadi, ka reaguar ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës Enver Hoxhaj.
Në twitter Hoxhaj ka shkruar se çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore nga Shteti Islamik në Irak.
Hoxhaj thekson se ‘ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë ndërkombëtare”.