OSBE fuqizon institucionet e Kosovës për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë

Aktuale

OSBE fuqizon institucionet e Kosovës për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, do të lansojë neswr projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, më 10 korrik 2017, në Prishtinë.

Gjashtë zyrtarë policorë të Kosovës, dy prokurorë specialë dhe dy hetues të Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit do të përbëjnë grupin kyç të ekspertëve që do të merr pjesë në aktivitetet e parapara në projekt, duke përfshirë diskutime në tryeza të rrumbullakëta, seminare, një trajnim të avancuar për hetimet e krimeve financiare, një vizitë studimore në Policinë e Italisë në Romë, si dhe një konferencë për luftimin e korrupsionit që do të mbahet në Prishtinë.

Aktivitetet e projektit janë strukturuar në atë mënyrë që pjesëmarrësve tu ofrojnë informata të thella lidhur me qasjen e kërkuar me Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale dhe aktet e tjera ligjore në lidhje me sjelljen e policisë dhe prokurorëve në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale në fushën e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe praktikat më të mira në luftimin e tij.

Krahas anëtarëve të grupit bërthamë, aktivitetet e projektit gjithashtu do të vijohen nga ekspertë, përfaqësues të Njësisë së Inteligjencës Financiare, Administratës Tatimore, Inspektoratit të Policisë, Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Doganave të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat